Petraq Risto, me një krijimtari poetike gjysmëshekullore, me libra të botuar në disa vende të Botës, vjen para lexuesit me përmbledhjen e re poetike "Ankimi i Luciferrit", ku do të gjeni poema dhe cikle të shkruara në tre vitet e fundit. Ashtu si dhe në librat e mëparshëm, Risto ka një këndvështrim origjinal, përjetime metaforike të një shkalle sipërore: Jeta ka shtrirjen e një simfonie, Koha na shpërfaqet me dallgëzime oqeanike. Në libër do të gjeni ciklet poetike apo poemat me frymëmarrje të gjerë si: Mollëzat, Lojë shahu nr. 2 me Uitmanin, Wikipandemi, Labirint me erë, me njolla dhe me hapa të marrësh, Sindromi i sindromeve, Hipnozë në dimër, Bleva një orë rëre në eBay, Pse tre, po sa?, Unë përdor lotët për dylbi, Harta memece e të ardhmes, Ndonjëherë bëhemi të verbër, Kolombi në Bahamas, Asnjë lumë nuk derdhet në pasqyrë, Ankimi i Luciferrit, etj. Ky autor, veçanërisht në këto tre dekadat e fundit, ka qenë nga përfaqësuesit më dinjitoz të poezisë shqipe. I thjeshtë dhe pse i figurshëm, komunikues dhe pse surealist e me imazhe fantastike, ai i afrohet të vërtetës me ligjet e një magjistari sugjestionues. Është kjo arsyeja që poezia e tij pëlqehet jo vetëm në vendin e tij, Shqipëri, por edhe në ShBA, ku ai jeton si qytetar amerikan dhe merr pjesë aktive në veprimtaritë letrare, boton libra dhe poezi të veçanta në revista të specializuara.
Bitte wählen Sie Ihr Anliegen aus.
Rechnungen
Retourenschein anfordern
Bestellstatus
Storno







