33,99 €
inkl. MwSt.
Versandkostenfrei*
Versandfertig in 1-2 Wochen
payback
17 °P sammeln
  • Broschiertes Buch

Ne besojmë se kemi kontroll mbi jetën tonë, derisa një moment na rrëzon dhe asgjë nuk duket më e njëjtë. Ky libër është rrëfimi im - një betejë e papritur me ankthin dhe panikun, një udhëtim nga frika e paralizueshme drejt shpresës. Një ditë gushti, kur çdo gjë duhej të ishte e lumtur, gjithçka ndryshoi. Një bisedë e zakonshme mbi një krim në New York më hodhi në një gjendje të pashpjegueshme paniku. Trupi m'u drodh, zemra më rrahu fort, dhe një frikë e pakuptueshme më pushtoi. Po vdisja. Ose kështu mendova. Ika në spital, por askush nuk më tregoi të vërtetën - që ishte një atak paniku. U…mehr

Produktbeschreibung
Ne besojmë se kemi kontroll mbi jetën tonë, derisa një moment na rrëzon dhe asgjë nuk duket më e njëjtë. Ky libër është rrëfimi im - një betejë e papritur me ankthin dhe panikun, një udhëtim nga frika e paralizueshme drejt shpresës. Një ditë gushti, kur çdo gjë duhej të ishte e lumtur, gjithçka ndryshoi. Një bisedë e zakonshme mbi një krim në New York më hodhi në një gjendje të pashpjegueshme paniku. Trupi m'u drodh, zemra më rrahu fort, dhe një frikë e pakuptueshme më pushtoi. Po vdisja. Ose kështu mendova. Ika në spital, por askush nuk më tregoi të vërtetën - që ishte një atak paniku. U largova më e trembur se kurrë. Ajo ditë ishte fillimi i një lufte të gjatë. Mendimet u bënë të errëta, të pandalshme. Realiteti u thye. Por nuk u dorëzova. Ky libër është dëshmia ime, një dritë për ata që ndihen të humbur. Sepse ankthi nuk është fundi. Është një betejë që mund të fitohet.