12,99 €
inkl. MwSt.
Versandkostenfrei*
Versandfertig in 1-2 Wochen
payback
6 °P sammeln
  • Broschiertes Buch

Kiko, majmuni që kuptoi Shqipërinë është një udhëtim satirik në labirintin shqiptar, ku absurdi i përditshëm bëhet skenë dhe një majmun nga Saranda kthehet në analistin më të mprehtë të vendit. Me një gjuhë të thjeshtë, humor therës dhe pyetje që të lënë pa fjalë, Kiko shëtit nga politika te kultura, nga historia te përditshmëria, duke treguar se e vërteta shpesh kuptohet më mirë nga ata që nuk janë të përfshirë në lojë. Ky libër është një pasqyrë komike e shoqërisë shqiptare - me qeveritarë që bëjnë teatër, institucione që mbyllen si muze, simbole kombëtare që zbërthehen me ironi, dhe…mehr

Produktbeschreibung
Kiko, majmuni që kuptoi Shqipërinë është një udhëtim satirik në labirintin shqiptar, ku absurdi i përditshëm bëhet skenë dhe një majmun nga Saranda kthehet në analistin më të mprehtë të vendit. Me një gjuhë të thjeshtë, humor therës dhe pyetje që të lënë pa fjalë, Kiko shëtit nga politika te kultura, nga historia te përditshmëria, duke treguar se e vërteta shpesh kuptohet më mirë nga ata që nuk janë të përfshirë në lojë. Ky libër është një pasqyrë komike e shoqërisë shqiptare - me qeveritarë që bëjnë teatër, institucione që mbyllen si muze, simbole kombëtare që zbërthehen me ironi, dhe qytetarë që mbijetojnë mes shpresës dhe sarkazmës. Nga Saranda në Tiranë, nga çakalli i sheshit "Skënderbej" tek satelitët në qiell, Kiko është gjithmonë aty për të thënë të atë që është sheshit, por që askush nuk e thotë. Lexoni Kikon, dhe do kuptoni pse ndonjëherë për të kuptuar Shqipërinë, duhet parë me sytë e një majmuni.
Autorenporträt
Lutfi Dervishi është autor dhe publicist shqiptar, i njohur për stilin e tij të mprehtë, ironik dhe shpesh therës. Libri i tij i parë, një përmbledhje fabulash me titull "Edhe për të qarë", u botua në Tiranë në vitin 1994. Që atëherë, ai ka vijuar të shkruajë poezi, satirë dhe reflektime mbi jetën, dhe absurditetin e përditshëm, duke ruajtur gjithmonë gjuhën e qartë, thumbuese dhe plot shpoti. Në krijimtarinë e tij, humori nuk është zbukurim, por mënyra më e fortë për të treguar të vërtetën. Përmes këtij libri, Dervishi fton lexuesin të shohë botën me sy kritik, të qeshë kur duket e pamundur, dhe të kuptojë se letërsia satirike është po aq pasqyrë e jetës sa edhe liria për të menduar ndryshe.