19,99 €
inkl. MwSt.
Versandkostenfrei*
Versandfertig in über 4 Wochen
payback
10 °P sammeln
  • Broschiertes Buch

Ky nuk është një libër për të qeshur... edhe pse do të qeshni. Ky nuk është as një manual politik, por lexuesi do të gjejë më shumë të vërteta sesa në çdo raport zyrtar. Nga termuset e rrezikshëm në plazh, te satelitët "Albania 1" dhe "Albania 2" që zbuluan vetëm kulla pa leje, nga patronazhistët që i japin leksione hakerave iranianë, te këshillat se si të bëhesh milioner duke kursyer bileta urbani apo duke shitur ajrin e pallatit... ky libër është një atlas i absurdit shqiptar. Satira këtu nuk është thjesht shaka, por një mënyrë për të përballuar realitetin që shpesh e tejkalon imagjinatën.…mehr

Produktbeschreibung
Ky nuk është një libër për të qeshur... edhe pse do të qeshni. Ky nuk është as një manual politik, por lexuesi do të gjejë më shumë të vërteta sesa në çdo raport zyrtar. Nga termuset e rrezikshëm në plazh, te satelitët "Albania 1" dhe "Albania 2" që zbuluan vetëm kulla pa leje, nga patronazhistët që i japin leksione hakerave iranianë, te këshillat se si të bëhesh milioner duke kursyer bileta urbani apo duke shitur ajrin e pallatit... ky libër është një atlas i absurdit shqiptar. Satira këtu nuk është thjesht shaka, por një mënyrë për të përballuar realitetin që shpesh e tejkalon imagjinatën. Çdo faqe është një pasqyrë ku do të shihni politikën, ekonominë, median dhe shoqërinë - të zhveshura nga kostumi serioz dhe të veshura me rrobat e humorit të zi. Nëse e keni pyetur ndonjëherë veten pse "leku shpartallon euron", pse "qeveria zbulon ndërtime pa leje" vetëm pasi ato shihen nga hëna, apo pse çdo krizë shndërrohet në një festë kombëtare - ky libër ju jep përgjigje, me .. gjuhën e satirës.
Autorenporträt
Lutfi Dervishi është autor dhe publicist shqiptar, i njohur për stilin e tij të mprehtë, ironik dhe shpesh therës. Libri i tij i parë, një përmbledhje fabulash me titull "Edhe për të qarë", u botua në Tiranë në vitin 1994.

Që atëherë, ai ka vijuar të shkruajë poezi, satirë dhe reflektime mbi jetën, dhe absurditetin e përditshëm, duke ruajtur gjithmonë gjuhën e qartë, thumbuese dhe plot shpoti. Në krijimtarinë e tij, humori nuk është zbukurim, por mënyra më e fortë për të treguar të vërtetën.

Përmes këtij libri, Dervishi fton lexuesin të shohë botën me sy kritik, të qeshë kur duket e pamundur, dhe të kuptojë se letërsia satirike është po aq pasqyrë e jetës sa edhe liria për të menduar ndryshe.