Sublime asht liria " një vëllim i ri poetik i autores Marjana Bulku sjell mesazhe të forta mbi lirinë, moslirinë, abuzimet me lirinë. Përsiatjet poetike sjellin botëzën shpirtrore që ndjen, jeton dhe reflekton mbi problematikat që përjeton një shoqëri që lind dhe mbyt liritë e veta si rezultat i mungesës së edukimit dhe bashkëjetesës me lirinë. Midis përjetimit dhe kujtimeve, mospajtimit dhe kundërshtimit të së keqes dukshëm prevalon një shpirt i lirë në antagonizëm sistematik me të keqen që bëhet natyrshëm edukues dhe promovues i të drejtave reale që i duhen mjedisit shoqëror në një botë globale që jo pak herë predikon liri të gabuara (siç i cilëson autorja) Antikonformizmi shpërfaq konture të qarta lirie në horizonte të mjergullta ku e drejta e ka të vështirë t'ju ndriçojë shoqërive të brishta udhët. Prandaj në udhëkryqe të tilla liria dhe shpirtrat e lirë bëhen domosdoshmëri. Autorja sjell sublimen liri përmes përjetimeve personale dhe pjekurisë profesionale në vargjet e këtij publikimi të radhës.
Bitte wählen Sie Ihr Anliegen aus.
Rechnungen
Retourenschein anfordern
Bestellstatus
Storno







