Të pagjumët është romani debutues i shkrimtares belge Annelies Verbeke, një rrëfim i guximshëm, grotesk dhe poetik për vetminë, dëshirën dhe çrregullimin e përhershëm të jetës moderne. Protagonistja, Maja, është një grua që s'mund të flejë - jo vetëm nga pagjumësia fizike, por nga një tronditje e brendshme që e ndjek në çdo hap. Gjithë përpjekjet e saj për t'u lidhur me të tjerët dështojnë, qoftë në takime të rastit, në marrëdhënie seksuale të paqëllimta, apo në biseda të ndërprera. Ajo endet netëve, në rrugë e trena, në motele të panjohur e në qytete që duken njësoj si makthet e saj. Romanin e përshkon një atmosferë absurde dhe e errët, ku realiteti përthyhet përmes një vetëdijeje të lodhur e të stërngarkuar. Verbeke ndërthur humorin e zi me një ndjeshmëri të hollë për dhimbjen dhe tjetërsimin, duke krijuar një zë të rrallë letrar që përballon tabutë pa moralizim. Seksualiteti në roman është i pranishëm, por jo si qëllim - ai shërben si dritare për të shpalosur brishtësinë dhe dëshirën për lidhje në një botë të ftohtë e të zhurmshme. Botuar për herë të parë në vitin 2003 me titullin Slaap!, romani pati një sukses të menjëhershëm në Belgjikë e Holandë. Ka fituar disa çmime dhe është përkthye në mbi 20 gjuhë. Kritikët e kanë quajtur romanin "një shpërthim të papritur talenti" dhe "një manifest për ata që nuk flenë, nuk pushojnë, nuk dorëzohen". Përkthimi në shqip nga Divina Kiçi e sjell këtë vepër të rëndësishme të letërsisë bashkëkohore belge për lexuesin shqiptar, me mbështetjen e Flanders Literature.
Bitte wählen Sie Ihr Anliegen aus.
Rechnungen
Retourenschein anfordern
Bestellstatus
Storno







