Leximi është çelësi për ndërtimin e njohurive në klasa të hershme. Është çelësi për ngritjen e një lexuesi të fortë.Fëmija është qenie që shpejt i thithë fjalët, pasuron fjalorin, përvetëson idetë dhe i ndërlidhë ato bukur. Motivimi, inkurajimi hedhë në dritë dijet e tyre, mposhtë ngecjet ndaj të lexuarit në poren e jetës së tyre. Vlera e të lexuarit mbillet nga fëmijëria që të korren sukseset drejt së ardhmes.Koha më e mirë për fëmijët që të fillojnë të lexojnë dhe të shkruajnë është kur ata janë shumë të rinj. Kjo është koha kur ata fillojnë të zhvillojnë sjellje pozitive dhe shkathtësitë fillestare. Sepse duke lexuar nxënësit do të jenë përfitues, krijues, dhe stolia më e ndritur e diturisë.Mësuesit e suksesshëm të leximit e dinë se të mësuarit rritet nga reflektimi dhe ndërveprimi shoqëror. Prandaj, ata u ofrojnë nxënësve të tyre mundësi të shumta që u përshtaten leximit të tyre dhe të bashkëveprojnë me moshatarët e tyre më anë të llojllojshmërisë së veprimtarive sikurse klubet e librave dhe diskutimet.Leximi është shkathtësia më e rëndësishme që duhet të zhvillojë secili fëmijë gjatë shkollimit.
Bitte wählen Sie Ihr Anliegen aus.
Rechnungen
Retourenschein anfordern
Bestellstatus
Storno