Në qendër qëndron Drini, një burrë që shembet përballë tradhtisë së gruas së tij, Elvirës, e cila bie pre e një shefi abuziv. Në këtë kalvar dhimbjeje, të brendshme dhe shoqërore, romani zbulon mekanizmat e pushtetit, dobësinë njerëzore dhe çmimin e dinjitetit.
Në anën tjetër qëndron Urta, një grua e fortë që refuzon në mënyrë të palëkundur ngacmimet dhe presionet, duke mishëruar figurën e femrës që nuk e shet veten dhe nuk e braktis parimin.
Përmes këtyre dy poleve dobësisë dhe dinjitetit libri i jep zë një realiteti të heshtur shqiptar, ku shumë gra përballen me abuzime strukturore që shpesh shkatërrojnë familje, jetë dhe të ardhme fëmijësh.
Romani ngre pyetje të vështira mbi fajin, drejtësinë dhe faljen.
Simbolika e kohës ora e harruar e Robertit dhe ora prej rëre që Drini merr nga plaku në lumin Erzen bëhet një metaforë e fuqishme e lirisë dhe dënimit moral.
Gjatë udhëtimit të tij të brendshëm, Drini takon njerëz të urtë që personifikojnë psikologjinë, fenë dhe filozofinë shqiptare, duke e shtyrë drejt një kuptimi më të thellë të natyrës njerëzore dhe të vetvetes.
"... dhe një tjetër rast" është një thirrje kundër dhunës, abuzimit të pushtetit dhe dënimit të gruas.
Një roman që flet për plagët e heshtura të shoqërisë, por edhe për forcën e njeriut për të mos u dorëzuar.
Dieser Download kann aus rechtlichen Gründen nur mit Rechnungsadresse in A, B, CY, CZ, D, DK, EW, E, FIN, F, GR, H, IRL, I, LT, L, LR, M, NL, PL, P, R, S, SLO, SK ausgeliefert werden.








